INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Universitetet nuk janë më vetëm vatra edukimi, por dhe sipërmarrje! Ja një model...[FOTO]

Universitetet nuk janë më vetëm vatra edukimi, por dhe sipërmarrje! Ja një model...[FOTO]

Publikuar më: 13:35 25-05-2018

Dijet në auditorë janë shumë të vlefshme për të rinjtë, po të shoqëruara dhe me praktikë do ishin ideale. Tregu i punë në vendin tonë po bëhet gjithnjë e më shumë “agresiv”, pasi bizneset dhe institucionet po kërkojnë për të punësuar të rinj që kanë dhe njohuri praktike. Një vatër arsimore që ofron këtë mundësi është universiteti Marin Barleti. Me detajet ju njeh, përmes një interviste Drejtoresha e Zyrës së Marketingut, pranë UMB, Jonida Këllezi.

joniokkkkkk.jpg

Cili është roli i Universitetit në sipërmarrjen rinore?

Jonida Këllezi, UMB: Sipërmarrja dhe aktivitetet për start up-et zënë një vend të rëndësishëm në edukim në SHLUJ “Univeristetin Marin Barleti”, ku vazhdimisht ofrohen kurse dhe programe për të rinjtë, siç janë Start up Weekend UMB Creative Business Cup Albania, Betapitch Tirana, etj. Në Universitetin Marin Barleti besohet fort se përfshirja e studentëve në aktivitetet e sipërmarrjes do të përmirësojë ndjeshëm mënyrën se si Universitetet çojnë vlerë tek studentët e tyre!

Përse keni zgjedhur sipërmarrjen?

Jonida Këllezi: Sipërmarrja ka një rëndësi të veçantë për këdo që përzgjedh të studiojë sporte, arkitekturë, menaxhim biznes apo edhe IT, për disa arsye:
Së pasi, sipërmarrja është një ndër mekanizmat më të rëndësishëm të ekonomisë lokale, kombëtare dhe asaj globale.
Së dyti, në ditët e sotme rëndësia e sipërmarrjes, po vlerësohet edhe nga politikëbërësit, të cilët nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm po stimulojnë sipërmarrjen në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Së treti, sipërmarrja dhe vetëpunësimi nxisin kreativitetin, besueshmërinë dhe mirëmenaxhimin, çka është edhe motoja e BARLETI Hub – sipërmarrje, kreativitet, inovacion.

Çdo të thotë të jesh sipërmarrës në Universitet?

Jonida Këllezi: Debatin e madh global nëse sipërmarrja mund të mësohet dhe implementohet, UMB e përkrah duke i mbështetur sipërmarrësit e rinj në disa forma, në mënyrë që ata të arrijnë të bëjnë diferencën në treg. Në mënyrë të vazhdueshme Universiteti fuqizon mjedisin duke lidhur të gjithë aktivitetet që ndodhin mbi edukimin dhe kërkimin e sipërmarrjes në vend. Auditore të hapura me personalitete nga fushat e ndryshme të ekonomisë, workshop-e, hapësira të përbashkëta pune. Universiteti lidh programet e studimit dhe trajnimit me programe të tjera që ndihmojnë bizneset, siç janë: inkubimi, akselerimi ose edhe programe të tjera të ngjashme. Në këtë linjë, Unviersiteti Marin Barleti ka sjellë në Shqipëri disa nga nismat më të mëdha Europiane si: Betapitch Tirana dhe Creative Business Cup. Si partneri i vetëm në Shqipëri i tyre, UMB gjatë dy viteve ka ndihmuar mjaft të rinj në Tiranë dhe rrethe për t’u vetëprojektuar si sipërmarrës të së ardhmes.

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102