INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Universitete apo arenë përleshjesh? Studentët për IN News flasin për agresionin e policisë[FOTO]

Universitete apo arenë përleshjesh? Studentët për IN News flasin për agresionin e policisë[FOTO]

Publikuar më: 15:15 11-01-2019

Ambientet e fakulteteve u kthyen në “arenë përleshjesh” mes studentëve dhe policisë. Mbrëmjen e djeshme studentët të Ekonomikut dhe Juridikut vendosën që të çojnë më tej protestën, duke u ngujuar në fakultete. Por energjia u ndërpre dhe rreth orës 1:00 të natës dhe aty shkuan forcat e policisë, për t’i nxjerr studentët me dhunë. 

Ndryshe nga Fakulteti Juridik, tek Ekonomiku studentët e ngujuar qëndruan me qiri. Në orët e para të mëngjesit edhe aty shkoi policia për t’i nxjerr jashtë. Një studentë u kap prej fyti nga policia, ndërsa një tjetër u gjakos tek dora.
Njëri prej të dhunuarve tregoi në IN TV skenën dhe ofendimet e policisë ndaj tij.
“Policia më ofendoi, më tha pederast. Na kanë ndërhyrë në mediat sociale që të mos i publikojmë videot,” tha studenti.
Për t’u distancuar nga politika, studentët nëpër muret e Ekonmikut vendosën disa mesazhe. Ata nuk lejuan as përfaqësues politikë, siç ishte rasti i demokratit Luçiano Boçi.
Gjatë gjithë ditës së sotme, forca të shumta policie qëndruan në ambientet e brendshme dhe të jashtme të fakulteteve. Radhët e makinave të policisë ishin të gjata.

gjakkkookkk.jpg

stuuuuuuuok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040497779846191