INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Universitetet dhe tregu i punës! Përputhje? As që bëhet fjalë…[VIDEO]

Publikuar më: 11:36 22-12-2018

Edhe se vendi ynë nuk gjeneron mjaftueshëm vende pune, të rinjtë mbeten pa punë dhe për shkak se marrin profesione për të cilat tregu i punës nuk ka nevojë. Mbi 50% e studentëve vitin e kaluar zgjodhën të studiojnë për shkencat humanitare dhe artet, teksa numri i studentëve në degët që lidhen me bujqësinë dhe turizmin ra përkatësisht me 24% dhe 57% në krahasim me pesë vite më parë. Të rinjtë nuk i orjeton askush për nevojat e tregut të puëns dhe në vend që të orientohen në degë që përafrohen me nevojat e tregut të punës, studentët shqiptarë gjithnjë e më shumë zgjedhin të studiojnë në degë që tashmë ka mbingopje. Në vitin 2017, numri i studentëve që u regjistruan për studimet e larta në shkencat humane dhe artet u rrit me 80%, ndërsa degë që kanë lidhje me sektorët në zhvillim, si bujqësia dhe shërbimet, pësuan rënie.

Për shkak të perspektivës, qeveria shqiptare ka parë me përparësi zhvillimin e sektorëve të bujqësisë dhe turizmit, për shkak se hapësirat për rritjen e tyre janë ende të mëdha, ndërsa këto dy degë vuajnë mungesën e njerëzve të shkolluar. Ministria e Bujqësisë dha alarmin pak ditë më parë se profesioni i agronomit është në zhdukje, duke miratuar një ligj të posaçëm për ta kategorizuar në listën e profesioneve.

Article Logic
Execution time: 0.003925085067749