INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Universitetet/ 1 javë kohë për raundin e dytë. Ja kush mund të aplikojë që nga 15 shtatori

Universitetet/ 1 javë kohë për raundin e dytë. Ja kush mund të aplikojë që nga 15 shtatori

Publikuar më: 12:15 03-09-2017

Procesi i regjistrimeve në universitete ka arritur në fazën e tretë të raundit të parë, ku shumë studentë janë regjistruar në fakultete, ndërkohë që të tjerë janë ende në pritje. Deri më datë 2 shtator 2017, në Universitetin e Tiranës janë regjistruar 2281 studentë ose 41% e tyre që do të pranohen në programet e studimit që ofron Universiteti i Tiranës.

Në një intervistë të dhënë për “Gazeta Shqiptare”, rektori i këtij universiteti, prof. Dr. Mynyr Koni tregon se procesi i regjistrimit po vazhdon në mënyrë të qetë dhe ka një tendencë rritjeje graduale nga faza në fazë të raundit të parë. Sipas rektorit, procesi po vijon normalisht dhe janë marrë të gjitha masat përkatëse për mbarëvajtjen e tij.
Të gjithë ata maturantë, që janë regjistruar në një program studimi në raundin e parë dhe që dëshirojnë të aplikojnë përsëri në raundin e dytë, duhet të çregjistrohen në datën 12 shtator nga programi që janë regjistruar. Ndërkohë, raundi i dytë i aplikimeve në QSHA, fillon në datën 15-12 shtator, duke u dhënë një mundësi të dytë kandidatëve për universitete

Sa është numri i aplikimeve këtë vit në Universitetin e Tiranës?
Këtë vit në programet e studimit që ofron Universiteti i Tiranës ka pasur 85.307 aplikime, ndërsa të konvertuar si maturantë janë 18539 që kanë aplikuar në UT, kjo sepse një maturant ka të drejtë të aplikojë në disa programe. Kjo shifër përbën 72% të maturantëve, të cilët kanë aplikuar në të gjithë IAL publike dhe jopublike.

Cilat kanë qenë fakultetet dhe programet e studimit më të preferuara nga maturantët në UT?
Fakulteti i Shkencave Sociale ka pasur aplikimet më të larta me 25,379 aplikime, pas saj vjen Fakulteti i Ekonomisë me 20,416 aplikime e më tej Fakulteti i Shkencave të Natyrës me 13,180 aplikime etj. Duke iu referuar programeve të studimit, numrin më të madh të aplikimeve e ka pasur programi Administrim-Biznesi me 6987 aplikime, pas saj programi i studimit Drejtë- si me 6435 aplikime, e më tej në listën e rankimit vjen Psikologji dhe Punë Sociale me 5685 aplikime secila etj.

A ka programe që kanë pasur shumë aplikime në krahasim me kuotat e përcaktuara?
Ka edhe një të dhënë shumë interesante që duhet shpjeguar. Ne kemi analizuar interesin që kanë paraqitur maturantët në raport me kuotat e miratuara. Programi i studimit Punë Sociale ka 57 herë më shumë kërkesa në raport me kuotat. Pas saj vjen Ekonomiksi me 36 herë më shumë kërkesa sesa kuota e gazetaria me 34 herë etj.

Sa ka arritur numri i maturantëve që janë regjistruar në Universitetin e Tiranës deri në këtë fazë të raundit të parë?
Momentalisht jemi në fazën e tretë të raundit të parë në procesin e regjistrimeve. Në Universitetin e Tiranës numri total i të regjistruarve është 2281 studentë (41%), përkatësisht në Fakultetin e Drejtësisë 512 studentë (68%), në Fakultetin e Shkencave Sociale 110 studentë (19%), në Fakultetin e Shkencave të Natyrës 274 studentë (25%), në Fakultetin Ekonomik 553 studentë (43%, në Fakultetin HistoriFilologji 323 studentë(43%) dhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja janë regjistruar 472 studentë (46%).

Article Logic
Execution time: 0.0037178993225098