INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Universitetet, Meta: Të zgjidhen të gjitha çështjet e maturantëve

Universitetet, Meta: Të zgjidhen të gjitha çështjet e maturantëve

Publikuar më: 17:23 09-09-2016

Çështja e pranimit të maturantëve në universitete është kthyer në një çështje problematike dhe kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim është mbledhur me  kërkesë të deputetes Kejdi Mehmetaj, për të diskutuar mbi rrugët dhe mënyrat më të favorshme për zgjidhjen më të mirë të mundshme. Gjatë fjalës së tij, kreu i LSI-së, Ilir Meta vuri theksin te dialogu mes maturantëve, prindërve të tyre dhe përfaqësuesve të Universiteteve për t’i dhënë zgjidhje problemit të tyre. Kreu i LSI-së, tha se edhe pa ndryshimin e ligjit për arsimin e lartë, mund të kishte zgjidhje shumë të mira që respektojnë tre parime kryesore; ë meritës, të preferencës dhe të transparencës.

Meta: E zhvillojmë këtë mbledhje të kryesisë së LSI-së me kërkesë të deputetes Kledi Mehmetaj për të diskutuar me situatën që ka të bëjë me debatin më të fundit të hapur në publik për pranimin në universitete të maturantëve. Ka pasur disa shqetësime.

Qëndrimi ynë besoj ka qenë dhe mbetet i qartë në mbështetje të ligjit të miratuar të arsimit të lartë por gjithmonë duke respektuar frymën e tij me qëllim zgjidhjen e probleme dhe jo krijimin e problemeve për të gjithë të rinjtë, bazuar në meritë, preferencë dhe transparencë.

Nga diskutimet e bëra deri tani edhe me grupet e ish-maturantëve, por edhe me përfaqësues të universiteteve është e qartë se ka nevojë për bashkëpunim më të ngushtë midis Ministrisë së Arsimit dhe universiteteve për të zgjidhur të gjitha shqetësimet e bëra publike në mënyrë që të kemi një situatë shumë më të pranueshme, ku jo vetëm të rinjtë por edhe familjet e tyre të gjejnë më shumë qetësi dhe të jenë më të sigurt për perspektivën e tyre. 

Është një fakt që grupi ynë parlamentar në kuadër të diskutimeve për këtë ligj në Parlament, ka ngritur shqetësimet dhe rëndësinë e zbatimit të ligjit për të arritur qëllimet pozitive që kishte ky ligj.

Edhe pa bërë ndryshime në ligj, mund të ketë zgjidhje shumë të mira që të respektojnë tre parimet kryesore; të meritës, të preferencës dhe të transparencës. E dimë që ka qenë problem i madh, por jemi të bindur që me durim dhe dialog dhe bashkëpunim, këto çështje do të zgjidhen në interesin më të mirë të rinjve dhe familjeve të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0041830539703369