INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Universiteti i Tiranës mbështet kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave të shkollimit

Universiteti i Tiranës mbështet kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave të shkollimit

Publikuar më: 15:44 12-12-2018

Universiteti i Tiranës mbështet kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave të shkollimit ndërsa sqaron se nuk ka bërë asnjë kërkesë për vendosje tarifash për provimet e mbartura. Me anë të një njoftimi për mediet, Senati Akademik i Universitetit të Tiranës sqaron se në mbledhjen e tij të datës.12.12.2018, në mbështetje të protestës të studentëve dhe në zbatim të kompetencave të tij ligjore, vendosi unanimisht që të shprehet se:
Universiteti i Tiranës nuk ka bërë asnjë kërkesë për vendosje tarifash për provimet e mbartura (pika 4 e shfuqizuar e Vendimit nr.288, datë 21.5.201 8, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kufirit maksimal të tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë’).
Universiteti i Tiranës mbështet kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave të shkollimit, dhe ngarkohet Bordi i Administrimit të bëjë përllogaritjen e efekteve financiare për UT-në.
Në kuadër të arsimit cilësor, etikës në kërkim, transparencës dhe përfshirjes më të gjerë të studentëve, merr përsipër të përshpejtojë të gjitha mekanizmat përkatëse materiale dhe proceduriale për realizimin e tyre brenda këtij viti akademik.
Në aktet e brendshme të Universitetit të Tiranës do të parashikohen rregulla të qarta për rritjen e pjesëmarrjes së studentëve në veprimtaritë akademike dhe financiare. Universiteti i Tiranës merr përsipër ngritjen e një grupi të përbashkët pune pedagogë- studentë për shqyrtimin e të gjitha problematikave të ngritura si dhe të çështjeve të tjera që lidhen me përmirësimin e veprimtarisë së UT-së.

Article Logic
Execution time: 0.0037281513214111