INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Universiteti i Tiranës publikon formulën e përzgjedhjes së studentëve

Universiteti i Tiranës publikon formulën e përzgjedhjes së studentëve

Publikuar më: 08:08 06-07-2017

Universiteti i Tiranës ka ripublikuar kriteret dhe formulat se si do të përzgjidhen studentët e rinj. Edhe këtë vit kriteri kryesor në shumë nga fakultetet do të jetë mesatarja e shkollës së mesme, madje në gjuhët e huaja është kriter i vetëm. ndërkohë që do të merren për bazë notat e provimeve me zgjedhje, apo notat e gruplëndëve të caktuara. Janë vetë fakultetet ato të cilat do të përzgjedhin studentët e rinj, në bazë të formulave.

Kriteret në fakultetet kryesore:
 
Shkencat sociale
Formula e llogaritjes së pikëve në programet e studimit Bachelor: Psikologji, Filozofi, Shkenca Politike, Sociologji, Administrim i Politikave Sociale dhe Punës Sociale është: Nota mesatare artimetike tri viteve e shkollës të mesme X 50 + nota mesatare aritmetike e provimeve të detyrueshme të matures (Gjuhë-Letërsi, Matematikë, Gjuhë e huaj) X 40 + nota (kur zgjidhet një lëndë) ose nota mesatare e provimeve (kur zgjidhet më shumë se një lëndë) nga grupi i lëndëve me zgjedhje sipas kriterit 3 X 10.
 
Ekonomiku
Kriteret e Pranimit të Studentëve të Ciklit të Parë të Studimeve në Fakultetin e Ekonomisë, UT, për vitin akademik 2017-2018 do të përbëhen nga 50% nota mesatare e shkollës së mesme, për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore, (mesatare e thjeshtë) dhe 50% nota mesatare e gruplëndëve (për të gjitha vitet ku shtrihen lëndët, përfshirë dhe notat e maturës shtetërore).
 
Histori-Filologji
Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë: Vlerësohet me 80 % të rezultatit përfundimtar mesatarja aritmetike e tre viteve të studimit në shkollën e mesme. Vlerësohet me 20 % të rezultatit përfundimtar mesatarja aritmetike e lëndëve të Maturës Shtetërore.
Kriteri kryesor do të jetë mesatarja e shkollës së mesme

Shkencat sociale
Nota mesatare artimetike tri viteve e shkollës të mesme X 50 + nota mesatare aritmetike e provimeve të detyrueshme të matures X 40 + nota
 
Histori-Filologji
Vlerësohet me 80 % të rezultatit përfundimtar mesatarja aritmetike e tre viteve të studimit në shkollën e mesme. Edhe këtë vit kriteri kryesor do të jetë mesatarja e shkollës së mesme, ndërkohë që do të merren për bazë notat e provimeve me zgjedhje, apo notat e gruplëndëve të caktuara

Article Logic
Execution time: 0.0023341178894043