Ta pranojmë, të gjithë kontrollojmë se çfarë bëjnë të tjerët në Facebook hera-herës.
Dhe kur themi hera-herës, e kemi fjalën se kjo është e vetmja arsye pse e përdormim Facebook-un ditët e sotme. Por “ndjekja” është pak problematike. Le të themi që po ndiqni personin që ju pëlqen. Mbani faqen e tij të Facebook të hapur në një tab në Chrome, dhe klikoni refresh çdo 5 minuta që të bëni like çdo gjë që ai ose ajo bën. Por Facebook jua ka lehtësuar punën dhe ju as nuk e keni kuptuar. Vitin e kaluar u prezantuan reagimet, të cilat përfshinin Like, Love, Haha, Wow, Sad dhe Angry. Ajo që nuk dinit është se Facebook ka përdorur të dhënat që ka marrë nga reagimet për të modifikuar të rejat që ju vijnë. Pra, reagimet tregojnë se në cilat postime jeni të interesuar dhe konsiderohen me më shumë influencë se like. Nëse ju keni reaguar në faqen e personit që ju pëlqen, më shumë postime nga ai/ajo do ju shfaqen ten News Feed.