Kida është një prej këngëtareve shqiptare më të talentuara e cila ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe pse në moshë mjaft të re.
Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan me të gjithë ndjekësit e saj foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe nga ajo private.
Së fundmi, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa foto nga fotosesioni i ri, në të cilin erdhi me një stil komplet ndryshe.
Bukuroshja kishte veshur një fustan të gjelbër, në të cilin theksonte format perfekte trupore, ndërsa flokët i kishte gërsheta të cilat janë dhe shumë në mode kohë e fundit.
Me një stil të tillë, e kemi parë kohë më pare edhe këngëtaren me fame botërore Rihannën, e cila ka pozuar me të njëjtin fustan por në ngjyrë rozë.
Kështuqë, Kida është inspiruar nga Rihanna dhe nuk mund të rrimë pa e thënë se i shkon tepër shumë dhe duket e mrekullueshme.