Ermal Mamaqi është një nga personazhet më të njohur të industrisë së argëtimit në Shqipëri.
Karierra e tij është e gjatë dhe mund të themi se ai ka lëvruar në disa fusha, si ajo e aktrimit, muzikës dhe së fundmi moderimit.
Por, sigurisht ai këto pasione i ka nisur që herët në jetën e tij dhe disa foto që nuk ishin parë më përpara të Ermalit i ka zbuluar pikërisht Flaka Krelani.
Mesa duket këto foto janë shkrepur gjatë një kampingu në Jalë dhe me shumë mundësi mund të themi se ka qenë një eskursion në shkollë.
“I gjeta këto foto tek shtëpia dhe i pashë këta loqkamanët kur ishin në lulen e rinisë Jalë #2000”- shkruan këngëtarja.