Ish konkurrentja e Përputhen Antonela Berishaj, ka ironizuar personazhet që blejnë ndjekës në Instagram.
Ajo shprehet se teksa po mendonte se çfarë biznesi të hapte, ka vënë re që disa prej personazheve kanë shkuar 400 deri 500 mijë ndjekës në rrjetet sociale, që sipas saj janë të blerë.
Përmes një videomesazhi në Instagram ajo shprehet me ironi:
“Ndërkohë që po mendoja se çfarë biznesi të hap, meqënëse të gjithë po hapin biznese, dhe më erdhi ideaj kur u zgjova sot në mëngjes dhe pashë ca profile, do hapi një agjenci për shitje dhe blerje folloëersash, sepse po0 shoh që po ecën shumë. Kanë shku njerëzit 400 mijë dhe 500 mijë, kshu duke i blerë nga mëngjesi në darkë, nuk e di domethënë. Besoj se do kem shumë sukses, kush është i interesuar të më kontaktojë”.
Kujtojmë se disa prej personazheve të Përputhen kanë në rrjetet sociale mbi 400 mijë ndjekës. Nuk e dimë nëse ky ishte një thumb për ish konkurrentet apo Antonela e përmendi këtë fakt si një fenomen që ndodh shpesh me vipat shqiptarë.