Dy ditë më parë, Stresi dhe Fero publikuan duetin e shumëpritur që mban titullin “Mahall”. Kënga është pritur shumë mirë nga publiku dhe me siguri që do të kthehet në një hit të padiskutueshëm. Kënga është pjesë e albumit të Stresit, mes shumë bashkëpunimeve të tjera me artistë të mirënjohur si Çartanin ao Don Phenom.
Por, një vëmendje të madhe në këtë projekt mori dhe një pjesë e tekstit, ku Stresi thotë: “Po hiqen si gangsta, i pi si çaj rus. Asnjë se llogariti, Melinda p***”. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të mendojnë se në fakt është një diss që i bëhet reperes Melinda Ademi.
Lidhur me këtë ka reaguar vetë Stresi përmes një postimi në Instastory, ku shkruan se tashmë nuk merret më me diss-e por me muzikë cilësore. Më tej, reperi shkruan se tashmë është në një moshë ku nuk merret më me diss-e, ndërsa iu uron kolegëve suksese.