Emisioni i dashurisë “Përputhen” është më i shikuar momentalisht, prandaj edhe personazhet e tyre janë mjaft të përfolur.
E një prej konkurrenteve që është në mesin e më të komentuarave është pikërisht Jasmin Kadriu. Vajza bukuroshe prej disa javësh vijon takimet dhe shprehjen e pëlqimit reciprok me Andin, por jo rrallë herë “thumbon” dhe konkurrentet e tjera, si në emision ashtu edhe në rrjetet sociale.
Mirëpo së fundmi, në aplikacionin “Përputhen” është publikuar një video e Jasminës duke puthur në buzë një vajzë. Ajo ka qenë pjesë e “Aventurierëve” dhe quhet Xhoana.
Jasmina dhe Xhoana shkëmbejnë një puthje mes njëra-tjetrës dhe më pas konkurrentja shkon drejt makinës.