Tea Trifoni dhe Shqipe Hyseni ishin “armiket” më të mëdha në “Për’puthen” zënkat e të cilave nuk përfunduan as pasi Shqipja doli nga programi. Për çudinë e të gjithëve kohëve të fundit i kemi parë të afruara dhe kujt do t’i shkonte mendja se do të bëheshin shoqe madje aq sa të dinin sekretet e njëra-tjetrës. Epo duket se kështu qenka pasi Tea ka treguar detaje interesante për Shqipen duke i zbuluar të dashurin.
E ftuar “n’Fermë”, Tea intervistohej nga Mariana Kondi.
Mariana: Me Shqipen u pajtuat?
Tea: U pajtuam, është qetësuar Shqipja. Është bërë tjetër njeri që kur është dashuruar.
Mariana: Si është dashuruar! Ka ndonjë?
Tea: Po, shyqyr Zoti ja bëri për mbarë. Tani është e qetë, e lumtur, e ëmbël.