Pas shumë hiteve të publikuara këtë verë, Noizy ka nxjerrë dje një tjetër këngë të titulluar ‘Expensive Touch’, në bashkëpunim me artistët ndërkombëtarë Dappy dhe Ay Em.
Kjo këngë duket se është edhe një kapitull i ri për Noizyn, pasi reperi ka lajmëruar se do të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar, aty ku nisi gjithçka.
Noizy kërkon sa më shumë mbështetje nga fansat, në mënyrë që të depërtojë në playlistat britanike.
‘EXPENSIVE TOUCH OUT NOW. Link in my bio.. Ju dua t’i bëni sa më shumë replay kësaj kënge, pasi vetëm nga ju mund të shkojmë në Uk lists & Aëards. Në Uk nisi gjithçka dhe atje dua ta mbyll. Por para se ta mbyll, do ta shkatërrojmë vendin siç e kena zakon. Fansat ma të flakt në botë, koha tu kallxojme sa është ora. Share and support the movement. OTR 4 Lyf’, shkruan ai në ‘Instagram’ krahas këngës.
Noizy e ka shprehur dhe më herët se pas suksesit në Shqipëri e Kosovë, tashmë kërkon suksesin ndërkombëtar.
Mirëpo kjo këngë e reperit shqiptar nuk ka patur një “feedback” aq pozitiv sa projektet e tij, pasi në 5 ditë nuk i ka arritur ende 1 milionë klikime.
Duke marrë parasysh se kjo këngë nuk ka gjeneruar shumë klikime, ish-miku i Noizyt e ka thumbuar në Instagram duke e akuzuar për blerje klikimesh.
“Çfarë ndodhi me arritjen e 1.8 milionë klikimeve në një ditë? Lol më fal, nuk mund të bësh çfarë bën në faqen tënde me Grimdaily sepse ai ka të bllokuar klikimet fallco kështu që nuk mund t’i manipulosh ato”, shkroi Escobars në Instastory, mirëpo Noizy nuk ka reaguar ende.