Përputhen është bërë padiskutim një ndër emisionet më të ndjekur e më të përfolur në vendin tonë. Me t’u futur në emision, konkurrentët fitojnë goxha famë dhe interesi te fansat është shumë i madh.
Jo rrallë herë ndodh që të ngrihen akuza se realizohet me skenar, por gjithmonë është mohuar nga produksioni.
Mirëpo së fundmi në rrjet po qarkullon një video që i ka bërë fansat të dyshojnë.
Siç mund ta shihni, në video tregohet momenti kur është futur në emisionin konkurrenti i ri Çimi, por në video duket dhe konkurrenti i përjashtuar nga programi Eri.
Ky i fundit ka disa javë që është larguar dhe ka hedhur akuza të rënda, mirëpo s’po e kuptojmë këtë që ka ndodhur.
Që emisioni është me xhirim e dimë, por siç duket Çimi ose ka qenë duke bërë prova, ose ishte përcaktuar para disa javësh që do futet në emision dhe sherri i Erit ishte i paparashikueshëm.
Nejse, nuk arrijmë ta kuptojmë ç’ka ndodhur, ndoshta do shpjegohet në vazhdim.
@emiliano.xheta ##perputhen ##perputhen2020 ##perputhen2021 ##perputhen_tch ##emilianoxheta ##demaskimetperputhen
♬ original sound - Emiliano Xheta ✔