INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ups, e fshiu! Publikoi fotot e operacioneve plastike, Arbenita nxjerr BLLOF doktoreshën ruse: Do shkosh në burg…

Ups, e fshiu! Publikoi fotot e operacioneve plastike, Arbenita nxjerr BLLOF doktoreshën ruse: Do shkosh në burg…

Publikuar më: 09:32 10-09-2020

Pak kohë më parë, Arbenita Ismajli u vu në qendër të kritikave se ka bërë ndërhyrje në fytyrë. Disa pamje të modeles që një klinikë ruse publikoi, tregonin ndërhyrjet që kishte bërë. Mirëpo, 22-vjeçarja mohoi kategorikisht këto ndërhyrje duke ndarë disa fotografi të vetes së saj.

Por, së fundmi doktoresha që ndau më parë pamjet e Arbenitës, është përgjigjur se kjo e fundit ka qenë paciente e saj, pasi ajo ndan vetëm fotografi të punës reale të saj. Ajo iu është përgjigjur pyetjeve të disa ndjekësve në Instagram, ku njëri prej tyre ka shkruar:

“A publikon foto të ndonjë personi që nuk ka qenë në klinikën tënde? Arbenita Ismajli thotë që fotot e saj janë shpifje.” Ndërkohë, që mjekja ia ka kthyer: “Unë nuk publikoj foto të pavërteta, vetëm foto të punës time.” (Lexo këtu).

df.jpeg

 

Ky pohim i saj bëri xhiron e rrjetit, teksa së fundmi ka ardhur edhe reagimi i Arbenitës. Ajo ka publikuar në Instastory mesazhet që i ka dërguar në privat doktoreshës, teksa edhe një herë i mohon akuzat ndaj saj.

Ndër të tjera Arbenita iu kërkon ndjekësve t’i bëjnë bllok, teksa në mesazhet që i ka dërguar doktoreshës lexohet:

“Do shkosh në burg ke për ta parë kush është Arbenita. Më beso. Sapo të shkelësh në Britani do e shohësh. Mjaft përdore fotot e mia për famë. Je mbretëresha e fotoshopit.”.

20200909_192629.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036149024963379