Melisa e quajti Ledjanën konkurrenten më “fallco” të “Për’puthen” në emisionin “Roped with Olsi”. Menjëherë pas kësaj interviste, Ledjana reagoi me një postim ku i kthehej Melisës duke i thënë se shet veten për karrierë dhe se është bërë këngëtare nga “Për’puthen”.
“Dhe sa për ata që japin intervista dhe akùzojnë se jam fallco, të shikojnë veten e tyre sepse Ledjana nuk përmend mamin e babin për t’u viktimizuar në program e as nuk shes veten për karrierë e për asgjë. Në intervista mund të flisni për veten tuaj, jo për vërtetësinë time se jeni askushi”, shkruan Ledjana.
Pas Ledjanës, reagoi edhe Melisa e cila nuk la pa përmendur edhe çështjen e Belgjikës duke shkruar se do ia nxirrte të vërtetat Ledjanës.
Lidhur me këtë status, Ledjana e ftuar tek "Glamour zone" tha:
"Ajo ka jetën e vetë, unë timen, thjesht në një emision tha që unë jam fallco, gjë që nuk është e vërtetë dhe nuk mund të flasësh për dikë pa qenë prezent. Aq më pak kur ti vetë ke bërë shumë veprime që bien në kundërshtim me fjalët që po thua''.