Bukuroshja e njohur Kejvina Kthjella prej kohësh është në qendër të mediave pas përflitet për një lidhje. Shkak janë bërë fotot e postuara nga vetë ajo në rrjetet sociale, ku hera-herë shfaqet në shoqërinë e një djalin misterioz, të cilit nuk ka zbuluar t’ia zbulojë as portretin e as identitetin.
Mirëpo, përtej dëshirës së saj, ka qenë këngëtarja serbe Jelena Karleusa ajo që ka zbuluar padashje portretin e partnerit të Kejvinës. Por, si? Të dyja vajzat kanë rastisur me pushime në Bodrum të Turqisë. Qyteti turk prej pak ditësh është përfshirë nga flakët, të cilat kanë shkaktuar edhe disa viktima. Kjo ka detyruar pushuesit të largoheshin nga hotelet e resortet përkohësisht sapo situata të vendosej nën kontroll.
Për të mbajtur të informuar ndjekësit e saj, Jelena ka publikuar në rrjetet sociale disa video, ku në njërën prej tyre shihet edhe Kejvina nën shoqërinë e të dashurit të saj. Në videon e ruajtur nga “Prive”, modelja shqiptare duket tejet e shqetësuar teksa partneri i saj mundohet ta qetësojë. Në video dallohet qartë portreti i tij, por ende nuk është zbuluar identiteti.