Këngëtarja Enca Haxhia di gjithmonë si të tërheq vëmendjen në rrjete sociale, me fotot që publikon, por edhe me statuset që shpeshherë nxisin komente të shumta.
Me statusin e fundit duket se Enca i hedh një thumb kolegëve të saj që nuk e suportojnë.
Këngëtarja bukuroshe shkruan se ia shpifin ata që e ndjekin, por kurrë nuk i pëlqejnë fotot e saj.
“Njerëzit që të ndjekin por nuk t’i pëlqejnë kurrë postimet, ta shpifin! Ups, e thashë!”, shkruan Enca, duke i bërë fansat kuriozë se me kë e ka këtë status thumbues.
Por kjo nuk është hera e parë që këngëtarja shpreh hatërmbetje ndaj kolegëve.
Kohë më parë, Enca u shpreh e zhgënjyer që disa artistë nuk e mbështesin kur ajo publikon këngë të reja, duke i publikuar në InstaStory, siç ndodh zakonisht mes kolegëve.