Violinisti Ervin Gonxhi u eliminua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother Vip 3”, ku ishte në një nominim me Vesën, Gabrielen dhe Fationin në televotimin me pyetjen se “Kë doni të largoni?”.
Largimi i tij nga shtëpia shokoi banorët, pasi kishin krijuar një afrimitet të madh me muzikantin dhe është dashur nga pjesa më e madhe e banorëve. Edhe pse në shtëpinë e “BBV” nuk kishte krijuar ndonjë “zhurmë” të madhe, sërish ai edhe në sondazhet në rrjet nuk dilte si i rrezikuar për të lënë garën në mes.
Por, a u eliminua vërtet me votat e publikut apo ishte një eliminim i paracaktuar nga produksioni i “BBV”?
Një imazh që qarkulloi në rrjet menjëherë pas eliminimit të tij, ka ngritur dyshime të forta tek publiku. Një prej “club-eve” të kryeqytetit njoftonte me anë të një posteri se më datën 3 shkurt do të kishte si të ftuar special “Batalionin B 13”, duke përfshirë edhe violinistin Ervin Gonxhin.
Duket e pabesueshme që procedurat dhe ftesa u bënë menjëherë pas eliminimit të Ervinit nga BBV, por nëse janë bërë më parë, ku e dinin ata se violinistin do të linte shtëpinë e BBV pikërisht në spektaklin e të martës? Nëse nuk do të dilte çfarë do të ndodhte?