Ndonëse është përpjekur ta shijojë rutinën e saj pa e ndarë në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata ka zgjedhur që së fundmi të ndajë disa foto me bikini ku shfaqet mjaft tërheqëse. Duke u hedhur, e qeshur dhe me kapelen sportive në kokë, këngëtarja ka pozuar përballë diellit me pamjen mjaft natyrale. Këto foto kanë sjellë një sërë komplimentash nga ndjekësit dhe miqtë e Elvanës, të cilët kanë komentuar edhe format fizike mjaft tërheqëse të saj.
Mirëpo me të njejtat bikini si të Elvanës është shfaqur edhe Tayna pak orë para saj.
Reperja e njohur publikoi në Instagram dy foto nga Los Angeles, duke marrë vëmendjen e të gjithëve me linjat e saj dhe padyshim provokuese, pasi duket sikur nuk ka veshur të brendshme, por bikinit lart i ka Channel si të Elvanës dhe kushtojnë plot 708 euro. Të shumta janë rastet kur personazhet VIP të showbiz-it kanë bërë xing me njëri-tjetrin me të njëjtën veshje, por cila duket më bukur, Tayna apo Elvana?