Fillimisht të gjithë ishin të bindur se mes Fifit dhe Granitit mund të lindte një histori e bukur dashurie. E kur banorët brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe publiku po priste me padurim puthjen e tyre të parë, Graniti bëri deklaratën e papritur kundrejt këngëtares së njohur.
Cana u shpreh se nuk e shikonte atë si të dashurën e tij por si “motër”. Kjo deklaratë sigurisht që nuk i pëlqeu aspak Fifit, e cila u shpreh se nuk donte të fliste më me të.
Por pas bisedave me banorët e tjerë, Fifi dhe Graniti kanë rregulluar raportet e tyre përsëri dhe kalojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin.
Ata po kalojnë sërish mjaft kohë bashkë, duke treguar se gjërat janë sqaruar mes tyre, edhe pse Fifi ka thënë se “ende ka pëlqim për të”.
Së fundi teksa dyshja së bashku me Palomën po rrinin jashtë në oborrin e shtëpisë, këngëtarja filloi duke provokuar ish-futbollistin me këmbët e saj që i kishte mbështetur tek ai.
Graniti iu drejtua Fifit me shaka se ajo nuk duhej të prekte aty ku nuk duhet derisa kjo ia ktheu se ajo po prekte stomakun e tij dhe jo diçka tjetër.
Biseda mes tyre:
Graniti: Hë pra se rrezik
Fifi: Është x zonë ëë. Po ti a më ke shoqe?
Graniti: Edhe shoqja nuk prek aty ku s’du
Fifi: Unë po prek në bark
Graniti: Është zonë e ndaluar. Kamerat shohin mirë
Fifi: Kamerat e dinë shumë mirë ku është ai vendi. A më ke shoqe?
Graniti: Po, edhe?
Fifi: Kaq, rri rehat