Ndonjëherë duket se personazhet femra bien “ në gjumë” lidhur me postimet në rrjetet sociale gjatë shtatëzanisë. Kjo situatë nuk është e tillë për Floriana Garon.
Për momentin moderatorja është duke kaluar pushime fantastike në Punta Cana. Por, këtë rradhë nuk i ka kushtuar kujdes fshehjes së barkut sikurse ka vepruar në psotimet e tjera.
Edhe pse është fotografuar mes palmave, prej së largu, fustani që ajo mban veshur i tregon mjaft qartë barkun e rrumbullakët. Vetë ajo na ka bërë me dije që është duke pritur një vajzë dhe se momentalisht është në muajin e gjashtë të “pritjes së ëmbël”.