Dy ditë më parë Jasmina shpërtheu keq ndaj Andit, me anë të një postimi në rrjete sociale ku shkruante se ai i shkon mbrapa femrës së gabuar (referuar Diona Fonës) dhe hidhte pretendime se ata të dy kanë diçka bashkë.
"Ua them sinqerisht po e prisja t'u dilnin fotot dhe ja ku ma nxoret ftyren e vertete te mashkullit “te dashuruar“. Njeriu fundit qe do doja tja hiqja masken publikisht por si fillim ai s’duhej te kishte maske me mua. Sa per kte “femren” bota eshte rrumbullak sot une neser ti", shkruante ndër të tjera Jasmina.
Pas deklaratës së saj, Andi e hoqi Jasminën nga Instagrami ndërsa së fundmi i ka hedhur dhe një thumb përmes një postimi.
“Përpara se të më gjykosh mua, sigurohu të jesh vetë perfekte”, shkroi Andi, ndërsa më vonë u pendua për këtë postim duke e fshirë.