INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UPS! Jasmina zbulon mesazhin e fundit që i dha fund lidhjes me Andin: Ja ku gabova, u ndamë si fëmijë…

UPS! Jasmina zbulon mesazhin e fundit që i dha fund lidhjes me Andin: Ja ku gabova, u ndamë si fëmijë…

Publikuar më: 17:31 15-06-2021

Andi dhe Jasmina në çdo dalje të tyre hedhin thumba për njëri-tjetrin. Dyshja dolën çift nga emisioni për të vijuar njohjen jashtë por gjërat nuk shkuan siç ata i prisnin. Pëlqimi është kthyer në një urrejtje fëmijësh mes tyre dhe një gjë të tillë e konfirmon vetë Jasmina teksa ishte e ftuar në ‘ShqipëriaLive’.

Ata nuk kanë lënë asnjë rrugë komunikimi dhe në rrjete sociale pas i kanë bërë bllok njëri-tjetrin.

‘Andi nuk më mungon fare. Ka qenë marrëdhënie toksike nga të dy. Gabimi im është që i kam mëshuar shumë një situatë të caktuar. Kisha të drejtë për çdo argument qoftë i ekzagjeruar apo jo. Unë e marr vëmendjen duke u ‘grricur’ me njerëzit.

Thjesht ashtu e kam tipin. Unë nuk bëhem xheloze, bëhem posesive. Unë para se të jem me dikë, flirtoj, dua vëmendjen dhe kur fillova të frekuentohesha me Andin, e ndërpreva për të mos u keqkuptuar.

Nuk jam mësuar që të ndahem me shpata, inate dhe mëri. Është i vetmi njeri që e kam bërë. Jemi ndarë si fëmijë 5 vjeç që po më pyete prap për këtë gjë, do të të bëj bllok. Nëse të pyes për diçka specifike, kthe përgjigje dhe kaq,’u shpreh Jasmina.

Article Logic
Execution time: 0.00406813621521