Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në emsionin “Love Story Talk” teksa një nga konkurentet ka puthur të ftuarin.
I ftuari ka qënë artisti Robert Berisha dhe mesa duket një nga konkurrentet ka pasur një pëlqim shumë të madh për të. Kleona Tela është emocionuar jashtë mase nga prezenca e tij në studio sa ka bërë që moderatori Eni Shehu t’i sugjerojë ta puthë më mirë Robertin që të heqi emocionet.
“Shko puthe njëherë të heqësh gjithë merakun”, i ka thënë Eni.
Ajo është ngritur menjëherë dhe ka pyetur se ku mund ta puthi Robert Berishën.
Kleona: Ku ta puth?
Eni Shehu: Puthe ku të duash vetëm qetësohu.
Kleona: Se di a më pranon apo jo?
Mesa duket Roberti nuk ka pasur aspak komplekse dhe i ka thëën ta puthë ku të ketë dëshirë.
“Ku të duash zemër…”, i tha Roberti.
Kleona e ka puthur në buzë dhe kjo situatë është kaluar me të qeshura në studio si nga ana e Robertit, por edhe nga konkurrentët e tjerë.