Nuk ka dyshime që Lori Hoxha është një prej vajzave me më shumë ndikim dhe të komentuara të showbiz-it shqiptar.
Edhe pse përpiqet të jetë sa më diskrete, Lori gjithmonë përfundon duke u komentuar shumë, madje dhe për detajet më të vogla.
Si ky në foton e postuar prej saj së fundmi në Instagram, ku fansat e akuzojnë se ka kryer sërish ndërhyrje.
Mesa duket ndjekësit e Lorit janë bërë kurioz se çfarë ndryshimi ka bërë në fytyrë, sidomos nga ana e majtë e saj, ndërsa të tjerët e kanë akuzuar për operacione plastike, duke e qortuar të mos bëjë më të tilla.