INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ups! Modelja shqiptare tregon prapaskenat e garës për MISS: Bosat donin vajza të bukura…

Ups! Modelja shqiptare tregon prapaskenat e garës për MISS: Bosat donin vajza të bukura…

Publikuar më: 12:32 02-07-2021

Modelja Denisa Kulemani, e cila së fundmi u shpall fituese e çmimit “Miss Beauty”, në “Miss Eurasia 2021”, ka folur rreth garës së padrejtë dhe intrigat pas skene atje.

Ajo u shpreh se gara ishte tepër e vështirë dhe e padrejtë, pasi një pjesë e vajzave konkurrente kishin bërë ndërhyrje plastike. Veç të tjerash bukuroshja shqiptare tregoi edhe një moment të sikletshëm dhe tendencioz në prapaskenë.

“Më pyetën si me lezet nëse doja të fitoja apo jo. Për çfarë arsye mund të bëhet kjo pyetje ditën e fundit? Di që luheshin lojërat të mëdha ndryshe nga organizimet e Missi-t që bëhen këtu në vendin tonë”, tregoi Denisa Kulemani në Top Channel.

Modelja shtoi më tej se ofertat bëheshin nga bosat që janë në kërkim të vajzave të bukura.

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385