Teksa të gjithë presin që të ndodhë puthja e parë mes Fifit dhe Granitit, aktin e shumëpritur këngëtarja e ka bërë me një tjetër banore të "Big Brother VIP". Gjatë kohës që ndodheshin në oborr, Fifi dhe Paloma kanë shkëmbyer një puthje në buzë me njëra-tjetrën, në formë shoqërore.
Ndërkohë pranë tyre ndodhej dhe Graniti, i cili nuk pati asnjë reagim, por vazhdoi të shijonte ushqimin e tij.