INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ups, nuk pritej! Stresi tregoi si i erdhi fundi lidhjes, kundërpërgjigjet Keisi me ironi! [FOTO]

Ups, nuk pritej! Stresi tregoi si i erdhi fundi lidhjes, kundërpërgjigjet Keisi me ironi! [FOTO]

Publikuar më: 12:33 06-10-2020

Stresi dhe Kejsi janë padyshim një prej çifteve më të përfolura të shoëbizit. Aktualisht janë larg njëri tjetrit, por deklaratat e ndryshme në rrjetet sociale tregojnë ulje ngritje të vazhdueshme në lidhjen e tyre.

Reperi ka qenë i ftuar në emisoinin “Ndërrimi i Natës” në “Klan Kosova”, ku ka treguar se çfarë ndodhi në të vërtetë me Kejsin pas daljes së tij nga burgu. Stresi ka thënë se janë ribashkuar pas burgut dhe se Kejsi ka qëndruar non stop duke e pritur, por në një mbrëmje në Prishtinë ka ndodhur një keqkuptim. (LEXO KETU)

Ai tha gjithashtu se Kejsi është një person shumë i shtrenjtë për të, por nuk mund të flasë për një rikthim dhe gjithashtu shtoi se nuk do të flasë më të për, pasi ajo ka jetën e saj dhe nuk dëshiron ta bëjë më objekt bisedë.

“Aktualisht nuk jam me të. Ajo është shumë e shtrenjtë për mua përderisa ka mbiemrin tim akoma. Për një rikthim nuk mund të flas. Unë po ec para, se është dicka o vjen, o s’vjen. Unë jam shumë mirë aktualisht”, tha reperi.

keisibezhani.jpg

 

Mirëpo pas deklaratës së reperit, Keisi ka reaguar pasi ka fotografuar badge-n e punës, ku lexon: ‘Keisi Bezhani’, si për të na treguar që nuk mban më mbiemrin Lushaj.

“Badge më i lezetshëm i kompanisë”, ka shkruar ajo, duke shtuar edhe një ikonë feste.

Article Logic
Execution time: 0.0031430721282959