Bruno ka treguar sot në "Përputhen" se ka qenë shumë i stresuar nga ndodhitë dhe vetëm Mikela i ka folur në prapaskenë.
“Kam qenë shumë i stresuar dhe askujt nuk i kam thënë as mirëmëngjes. Vetëm Mikela më ka folur", tha Bruno dhe pas kësaj, përqafoi Mikelën duke treguar se mes tyre duket se po qetësohet situata.
Ndërsa Alvisa ndërhyri duke zbuluar padashje se ka folur një natë më parë me Brunon.
"Ja fut kot, po dje në darkë folëm pak bashkë dhe s'më ktheve më përgjigje. Në mëngjes kur erdha, të thashë mirëmëngjes. Fol të drejtën dhe mos thuaj më foli vetëm Mikela", i tha Alvisa.
"Nga Mikela nuk e prisja", ia ktheu Bruno.