Atdheu nuk ishte i pranishëm gjatë puntatës së djeshme të “Përputhen” dhe mungesa e tij u vu re nga të gjithë. Por pavarësisht se nuk është paraqitur në emision dhe sipas asaj që deklaroi mund të mungojë për disa ditë për shkak të gjendjes shëndetësore nuk i ka lënë flirtimet virtuale me Melisën.
Kjo e fundit ka postuar në instagram një foto ndërsa mbrapa ka një palë krahë ëngjëlli.
“Sa të shkojnë ato krahët e ëngjëllit mbrapa”, i komenton ai Melisës, ndërsa kjo I shkruan se ai ka lënë një vend bosh dhe e pyet nëse do të vijë apo si e ka hallin.
Atdheu nga ana tjetër si për të konfirmuar edhe një herë që nuk është larguar nga “Përputhen” i shkruan Melisës se nuk do të shpëtojë kaq lehtë nga ai.
Atdheu dhe Melisa kanë realizuar disa takime dhe ata janë shfaqur shumë të afërt me njëri tjetrin duke treguar se mes tyre ka kimi.
Se si do të vijojë më tutje raporti mes tyre, kjo mbetet për t’u parë në vazhdimësi nga të dy palët.