Ka disa javë tashmë që thashethemet për një ndarje të Tunës dhe Patris Berishës po vazhdojnë. Teksa Tuna e ka larguar nga lista e miqve në Instagram Patrisin, ky i fundit e ka mohuar kategorikisht ndarjen në prononcimet që ka dhënë për median.
Por, Tuna në një njoftim shihet se ka nxjerrë banesën e saj në shitje.
Apartamenti i këngëtares del në shitje nga agjencia e pasurive të patundshme dhe është e madhësisë 58 metra katror. Kjo banesë ishte blerë në kohën kur Tuna gëzonte popullaritetin më të madh në trojet shqiptare dhe ishte në lidhje me Cozman. Thashethemet thonë se Tuna po jeton në Shkup kurse, Patrisi në një lagje të Prishtinës e jo në apartamentin e këngëtares.
Tuna është nënë e një djali bashkë me Patrisin. Nuk dihet nëse këngëtarja ka vështirësi financiare apo thjesht dëshiron të ndahet përgjithmonë me kryeqytetin e Kosovës.