Emisioni “Përputhen” është përfolur gjithmonë se funksionon me një skenar të përgatitur më parë. Kjo është diskutuar gjithmonë nga ish kandidatë të emisionit, ndërsa u përfol edhe më shumë pasi u zbulua lidhja e remë e Andit dhe Teas.
Megjithatë vetë Olsa asnjëherë nuk e ka pranuar që gjërat brenda “Përputhen”, funksionojnë me skenar. Madje në shumë raste ajo e ka ironizuar gjithmonë këtë pjesë njësoj si në videon e fundit të postuar nga Antonela ku shihen të dyja në kafe.
Antonela thotë me humor se konkurentët vijnë 4 orë para për të përgatitur skenarin dhe atë çfarë do të thonë gjatë spektaklit.
Më tej ajo thotë se sot ka një rol shumë pozitiv dhe se e ka nisur me të qeshura.
Më pas Olsa i thotë me humor që mund t’ja kishte shkurtuar disi tekstin nëse i duket shumë i gjatë.