Enca është një nga personazhet publike më të ndjekura në vendin tonë në Instagram. Ajo numëron mbi 2 milionë ndjekës, pjesa më e madhe e të cilëve janë të huaj. Shpesh ajo ka treguar se ka marrë mesazhe nga persona të famshëm. Mirëpo, rasti i fundit është më ndryshe nga herët e tjera.
Me anë të një postimi në Instagram, Enca zbuloi se një peronash publik e ka ngacmuar në këtë rrjet social, por më pas ka fshirë mesazhet. Ajo ka publikuar bisedën ku nuk ekziston më asnjë mesazh por është kujdesur që të ruajë privatësinë e tij/saj.
Këngëtarja thotë se një gjë e tillë është shumë qesharake dhe shton se ka ‘screenshots’. “Njerëzit (sidomos personazhet publike) ngjajnë shumë qesharake kur e bëjnë këtë gjënë”, shkruan ajo në një postim.
Ndërkohë në një tjetër status shkruan se këtë herë nuk do e zbulojë identitetin e personit. “Sot do të bëhem e mirë dhe nuk do të tregojë emrin… por herë tjetër kur më shprehni dashurinë/pëlqimin/pendimin – mos e bëni ‘unsend’”, shkruan këngëtarja në postimin tjetër.