Eri u përjashtua nga "Përputhen", pas sherrit me konkurrentin e ri, Dorin ndërsa Sara vendosi të largohej nga emisioni të dielën kur mësoi se do të kishte një përballje me Jasminën. Sara mungoi edhe në puntatën e të hënës duke e lënë enigmë nëse do të rikthehet në program ose jo.
Ndërkohë ajo ka postuar në Instastory një video ku shfaqet në shoqërinë e Erit dhe dyshja duken shumë të afërt. Menjëherë kanë lindur dyshimet se mos ndoshta mes tyre po lind diçka.