Ledjana dhe Mevlani kanë javë që nuk flasin e s’kanë asnjë komunikim me njëri-tjetrin dhe pse shumë mendonin se ata do të dilnin çift nga “Për’puthen”. Një pjesë e mirë e publikut donte t’i besonte “dashurisë” së tyre, që madje momentin kulminant e kishte kur Mevlani i dedikoi Ledjanës një këngë.
Mirëpo, pas ndarjes konkurrentja hodhi një hije dyshimi se Mevlani mund ta kishte vjedhur këngën që i kishte dedikuar asaj. Në InstaStory, ajo publikoi një pjesë nga kënga “Ledjana” ku në fakt vihej re se nuk e këndonte Mevlani.
“Vjen së shpejti versioni origjinal”, ka shkruar Ledjana përkrah videos së shkurtër, duke treguar se për pak kohë do të zbulohet gjithë e vërteta.
Në fakt, pa i komentuar akuzat e Ledjanës, Mevlani ka vendosur ta fshijë këtë këngë nga Youtube. “Ledjana” nuk gjendet më pas kërkimit dhe s’dimë ç’ndodhi vërtetë në prapaskenë mes të dyve.