Përveç talentit të padiskutueshëm nën petkun e një aktori të suksesshëm, Ermal Mamaqin vitet e fundit e pamë dhe në rolin e regjisorit dhe producentit me realizimin e dy filmave të tij.
Dy filma me protagonistë emra të njohur të showbiz-it dhe botës së artit shqiptar si këngëtaret Elvana Gjata dhe Enca.
Të shtunën Ermali ishte i ftuar në "Shiko Kush LUAN" dhe siç e ka tradita e programit, ai ishte i ftura edhe në “AfterParty”-n e Luana Vjollcës, në kanalin zyrtar në YouTube të moderatores. Më këtë intervistë është vënë pikërisht përpara zgjedhjes se cila është e preferuara e tij. Përgjigjja e tij nuk mund të ishte ndryshe për shkak të raportit tepër të ngushtë dhe miqësisë shumë vjeçare. Ai është shprehur: “Elvana është në zemrën time shumë vite përpara kështu që...” Intervesta e tij është mbyllur në mënyrën më të bukur të mundshme me një dedikim tepër romantik dedikuar bashkëshortes së tij, ku aktori shprehet se nuk mundet ta imagjinojë dot veten pa të.