INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ups, xheloze?! Mevlani e Lediana thanë që janë vetëm për njëri-tjetrin, Antonela i ironizon KEQ: Jeni si…

Ups, xheloze?! Mevlani e Lediana thanë që janë vetëm për njëri-tjetrin, Antonela i ironizon KEQ: Jeni si…

Publikuar më: 09:35 31-03-2021

Mevlani dhe Ledjana janë deklaruar se janë në Përputhen vetëm për njëri-tjetrin. Si fillim ishte Mevlani ai që bëri deklaratën e fortë gjatë takimit të transmetuar ditën e sotme. Gjatë kohës që ishin duke shijuar një gotë verë në shoqërinë e njëri-tjetrit, Mevlani i tha Ledjanës se është brenda në emision vetëm për të.

“Siç të kam lënë gjithmonë të lirë, kështu do të lë. Siç ta kam dhënë unë ty, kërkoj sinqeritetin tënd , asgjë më tepër nga ty. Unë di të them që aty brenda jam vetëm për ty. Unë nuk shoh asnjë person tjetër aty”, u shpreh Mevlani, teksa e pyeti Ledjanën nëse edhe ajo do të bënte të njëjtën gjë.

Ledjana u rezervua në takim dhe përgjigjen e shumëpritur ja dha para të gjithëve.

“Unë i them që jam vetëm për të në program, dhe nuk më intereson asnjë djalë tjetër”, tha ajo para se të ngrihej nga karrigia dhe t’i dhuronte Mevlanit një puthje në faqe.

Pikërisht me Tean dhe Andin e ka krahasuar Antonela çiftin e ri Ledjana-Mevlan.

 Antonela e quajti Mevlanin aktor dhe sipas saj ata po e bëjnë të gjithë këtë për pëlqime në Instagram.

 "Mendoj që Ledjana dhe Mevlani, ose Tea dhe Andi, më fal, po dalin çift sepse bashkë marrin më shumë pëlqime në Instagram sesa me një person tjetër. Mevlani këtë gjë e di shumë mirë. Mund të na gënjesh ne, por kamera s'i gënjen dot. Do ta tregojë koha", tha Antonela.

"Je e lirë të japësh mendimin tënd", u përgjigj Mevlani.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042321681976318