Ka vetëm pak javë që këngëtarja Adelina Tahiri solli në jetë fëmijën e saj të parë. Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Jon. Adelina duket se i është dedikuar tërësisht të voglit të saj, ndaj çdo moment ndan foto me Jonin duke ruajtur gjithmonë privatësinë e tij.
Mirëpo, ditën e sotme këngëtarja postoi padashje foton e plotë të së birit, i cili duket shumë i mirë. I veshur me një kostum të markës “Gucci”, Joni shfaqet shumë i qetë teksa fle në karrocë. Edhe përse foto u hodh për vetëm një minutë, në internet asgjë nuk humbet! Këngëtarja ripostoi foton me imazhin e emojit sipër, por tanimë nuk është më sekret!