Mbrëmjen e djeshme u zhvillua nata finale e “Dance With Me” ku çmimin e madh e morën çifti: Genci Fuga dhe Eni Jani.
E ftuar kryesore ishte edhe moderatorja italiane Paola Perego e cila foli gjatë me Alketa Vejsiun ndërkohë që tha edhe plot fjalë të mira për vendin tonë.
Por si gjithnjë është Olti Curri atij të cilit nuk i shpëton asnjë detaj e kësaj here “fëlliqi” publikisht Alketa Vejsiun teksa publikoi një foto ku gjatë prezantimit asaj i ishte shkepur pala e pantallonave.
“Të dashur VIP-a merrni gjilpërën se i janë shkep palat e pantallonave Alketës. Ishalla qepni më mmirë se kërceni” shkruajti ai krahas fotos teksa ironizonte edhe konkurentët duke nënkuptuar s enuk dijnë të kërcejnë.