Vajza, e dimë që ju pëlqen shumë, por qenka ndarë nga partnerja e tij!
Ai është një nga moderatorët më simpatikë dhe të suksesshëm! Bëhet fjalë për moderatorin e njohur kosovar, Meriton Mjekiqi i cili para disa muajsh publikoi një foto të partneres së tij, Egestës, e cila shfaqej në pritje të ëmbël me barkun e rrumbullakosur. Ishte një lajm shumë i bukur për çiftin, mirëpo për fat të keq mesa duket ata nuk janë më çift.
Vetëm disa javë përpara se fëmija të vijë në jetë, burime pranë çiftit kanë treguar për ‘Panorama Plus’ se Meriton Mjekiqi është ndarë nga partnerja e tij.
Ai ka fshirë foton e saj me barkun e rrumbullakosur dhe fotot e tjera me të dhe ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Ende nuk dihen arsyet e ndarjes së çiftit dhe nëse ky vendim mes tyre është apo jo përfundimtar.