Moderatorja e njohur Roza Lati është padyshim një ndër më të komentuarat nga mediat rozë. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpesh herë ndan moment me ndjekësit nga jeta e përditshme.
Pas setit fotografik që ka shkaktuar shumë debat në rrjet, Roza ka publikuar një foto teksa një djalë e puth në qafë. E në fakt të gjithë menduan se Roza më në fund na prezantoi me të dashurin e saj, por në fakt jo.
Roza me një foto tjetër u tha të gjithëve se në fakt është vëllai i saj.