Po Selena si ta ketë pritur vallë?! Justin Bieber kohët e fundit ka qenë në qendër të mediave për jetën e tij private dhe jo për projektet muzikore të cilat prej kohësh mungojnë. Ai është i përqëndruar tek martesa me bukuroshen Hailey Baldwin dhe për këtë është mjaft i lumtur. Por e dashura e tij ka bërë një veprim padashje dhe rrjeti u çmend.
Ajo ndoqi një faqe të fanses së Selena Gomez në Instagram dhe kjo faqe reagoi menjëherë në Instagram.
“Oh Zot i Madh, Bailey më ndoqi në ‘Instagram’ dhe e fshiu menjëherë. Çfarë?” –shkruante faqja, por Baldwin nuk ia kurseu reagimin.
“Hey, të ndoqa aksidentalisht. Më fal” – shkruante në mesazh Hailey.