"2 gisht mjaltë" ka bërë bujë në kinematë shqiptare për muaj me radhë tashmë dhe nuk ka dyshim që ky film i ka sjellë sukses të padiskutueshëm kastit të akotrëve.
Filmi u shpall më i shituri në Shqipëri dhe Kosovë dhe i dyti më i kërkuari në Zvicër.
Pjesë të tij ishin disa nga aktorët më të njohur shqiptar të cilët shkrinë së qeshuri publikun me batutat e tyre. Njëri prej aktorëve ishte edhe humoristi, Rezart Veleshnja, i cili luante rolin e fatorinos.
Ndonëse është pyetur shumë herë në intervista të ndryshme për pagesën që ai ka marrë në ‘2 gisht mjaltë’, Rezarti ka zgjedhur që këtë moment ta kalojë me humor dhe ka thënë se është paguar vetëm 200 euro.
Mirëpo, në një video të publikuar pak më parë në ‘Instastory’ aktori i njohur shihet në një event së bashku me moderatorin e 'Xing me Ermalin', Ermal Mamaqi dhe i ka kërkuar atij që t'i jap lekët që i ka borxh.
“Më ka 8800 euro borxh, se 200 mi dha. 9000 euro ishte roli im. Ermal të falenderoj”, dëgjohet t’i thotë Rezarti me shaka Ermalit.