Ajo është një ndër këngëtarët më të mira shqiptare dhe talenti e stili i saj i veçantë ka bërë që të “çajë” shumë në karrierën e saj muzikore. “BonBon” i Erës i ka tejkaluar kufinjtë shqiptarë dhe tashmë e dëgjojmë në të gjithë botën. Mirëpo Era nuk u ndal me kaq dhe solli projektin me French Montana e së fundmi “Origami” nën markën e “Ultra Music”.
Era është një nga personazhet e cila eksperimenton shumë me pamjen e saj dhe shpesh herë e shohim ndryshe. Por së fundmi ajo është bërë objekt sulmi i faqes “vipat e bllokut”, të cilët i kanë publikuar një foto kur ajo ishte e re në moshe dhe ndryshe nga kjo Era që shohim sot.
Aq ndryshe duket saqë edhe fansat ishin në mëdyshje, por nuk ka vend për shqetësim sepse janë thjesht ndryshimet e moshës me siguri.