Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të mira shqiptare, shumë e dashur për publikun dhe prej vitesh e kemi parë në televizion të drejtojë emisione të ndryshme. Së fundmi e kemi parë nën drejtimin e “Në kurthin e Piter Pan”, emisionin në të cilin në një nga netët e tij u shfaq me një pamje ndryshe me flokët e shkurtra deri te supet.
Ndërkohë që teksa ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina”, Alketa Vejsiu u shfaq tejet elegante e veshur me të bardha por me flokët më të gjatë se zakonisht. Mirëpo ky ndryshim i menjëhershëm, nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e saj.
“Po kur i rrite flokët kaq shpejt?” – e pyet fansja e saj në “Instagram”.
“Shtohen dhe priten kollaj tani” – i përgjigjet moderatorja Alketa Vejsiu.