Rike Roçi dhe Irida Oxa, u bënë në të gjithë botën në vitin 2016 ku u cilësuan si tifozet më seksi të Europianit në Francë. Por ato janë vazhdimisht në qendër të vëmendjes prej fotove seksi që postojnë në rrjetet sociale. E ftuar mbrëmjen e kaluar në 'Top Arena', Rike tregoi se është një vajzë që ka njohuri të detajuara nga bota e futbollit.
Ajo gjithashtu ka rrëfyer se ka pasur një ngacmim nga futbollisti i famshëm francez, Corentin Tolisso, të cilin ajo nuk e kishte njohur.
“Isha në një lokal në Saint-Tropez dhe dikush më ngacmoi duke më thënë: “Hey my ëife!”. Unë thërrita djemtë e sigurisë së lokalit, pasi nuk e njoha djalin. Një ditë më pas e pashë në televizor që ai ishte transferuar të Bayern Munchen dhe bëhej fjalë për Tolisso."- ka rrëfyer ajo.