Për të gjithë erdhi si një “bombë” sepse ndarja e Selenës dhe The Weeknd erdhi krejt papritur, pikërisht atëherë kur dukeshin më të lumtur se kurrë, por siç duket kanë aktruar shumë mirë. Sajti i njohur TMZ ka njoftuar se ishte këngëtari kanadez ai që i dha fund ndarjes me Selenës dhe para disa muajsh i ka thënë asaj se gjërat mes tyre nuk po funksionojnë, mirëpo ashtu si Selena edhe The Weeknd nuk është se po e vuan shumë ndarjen. Në fakt ai po e shijon faktin e të qenurit single.
Abel ishte jashtë mbrëmjen e së Hënës në një klub nate ne Toronto në party-n e reperit 21 Savage dhe duhet ta pranojmë që ishte në shoqëri të mirë. Të paktën kështu duket nga video e TMZ, në të cilën shihet Abel Tesfaye duke qeshur, kërcyer e flirtuar me një femër misterioze.
Sigurisht që nuk është e dashura e tij e re por po shijon jetën si “Starboy”.